Shqipëria ka hyrë me kohën në fazën “2” të koronavirusit teksa së shpejti nga 1 qershori do të nisë edhe faza “3” ku do të ketë edhe hapje të kufijve tokësore dhe do të zhduken zonat e kuqe.
Megjithatë, pengesat më të mëdha do të jenë ekonomike dhe politike tashmë, aq sa mjeku i njohur Tritan Kalo ka shpërthyer në rrjetet sociale. Përmes një mesazhi Kalo shprehet se Shqipëria gjendet përballë sfidave shumë të mëdha jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike.
Mjeku ka cituar Albert Ajnshtain i cili thotë se “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmendje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua”.
“NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike:
“Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmendje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….
“DEMOKRACIA e vërtetë dhe jo DEMON-KRACIJA “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!!!”