Revista e njohur “Marie Claire” është kritikuar si “e papërgjegjshme” nga ekspertët mjekësorë, pasi u sugjeron femrave të futin majdanoz në vaginën e tyre për të nxitur ardhjen e menstruacioneve.
Sipas një artikulli që tashmë është fshirë, majdanozi mund të ndihmojë për “fillimin e periodave” duke zbutur qafën e mitrës dhe duke niveluar pabarazitë hormonale që mund t’i vonojnë ato.
Arsyeja lidhet me praninë e një esence që quhet “emmenagogue”, një substancë që stimulon ardhjen e menstruacioneve.
Megjithatë, mjekët këshillojnë fuqimisht që të mos futni majdanoz në vaginë – pasi kjo mund të çojë në rreziqe të shumta shëndetësore.
“The Independent” shkruan se “nuk ka dëshmi për efektet pozitive që mund të ketë kjo te një femër, por ka rrezik të qartë për dëmtime të konsiderueshme pasi janë raportuar edhe vdekje”.
“Unë do t’i nxisja gratë që të mos futnin asgjë nëse nuk kanë marrë këshilla të duhura mjekësore”, tha Dr Sheila Newman e cila përsëriti paralajmërimin për të mos vënë majdanozin në vaginë, duke shtuar: “Kjo nuk është diçka që rekomandohet nga gjinekologët”.