Presidenti Ilir Meta u prit me nderime të veçanta nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, gjatë një vizite zyrtare 2-ditore në Kroaci.
Në deklaratën e përbashkët me homologen kroate, Meta theksoi se vendimi i Këshillit Europian për të mos negociatat me Shqipërinë, ishte zhgënjyes.
“Edhe një herë dua t’iu falenderoj për mikpritjen tuaj, por mbi të gjitha për mbështetjen e jashtëzakonshme, që Kroacia dhe ju personalisht, qeveria juaj, i keni dhënë Shqipërisë, jo vetëm në planin bilateral, por edhe në drejtim të procesit të integrimit europian, edhe pse jemi të zhgënjyer me mungesën e një vendimi nga Këshilli i fundit i vendeve të Bashkimit Europian. Megjithatë, ne jemi të vendosur, bashkërisht edhe me Maqedoninë e Veriut, se do të dyfishojmë e trefishojmë përpjekjet tona në javët që vijnë, në muajt që vijnë, në mënyrë që të kemi mundësi për një vendim pozitiv së afërmi. Në këtë drejtim jemi të lumtur që Kroacia do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe jemi shumë të kënaqur për pozicionin mjaft të qartë të Kroacisë, që anëtarësimi i vendeve tona të Ballkanit Perëndimor në BE është e vetmja alternativë dhe e pazëvendësueshme nga çdo lloj opsioni tjetër”.
Presidenti Ilir Meta vizitoi edhe memorialin “Zëri i Viktimave Kroate – Muri i Dhimbjes” ku vendosi një kurorë me lule dhe u përul në kujtim dhe në respekt të martirëve të rënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kroacisë.