Kryesore “Mos i fol ashtu Berishës”, zbardhen debatet në mbledhjen e grupit të...

“Mos i fol ashtu Berishës”, zbardhen debatet në mbledhjen e grupit të PD

Mbledhja e grupit parlamentar e thirrur sot nga kreu i tij, Enkelejd Alibeaj u zhvillua me debate në selinë blu pas ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Përplasja ka ndodhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

Berisha e ka quajtur Alibeajn “i përzgjedhur i Taulant Ballës” dhe i tha se “të mbajnë peng”.

“Peng je ti”, i është kthyer Alibeaj. Ndërkohë që në këtë debat ka ndërhyrë dhe Flamur Noka duke i kërkuar kreut të grupit parlamentar të PD që të mos i drejtohet me atë gjuhë Berishës.

“Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë që të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete”, ka thënë Berisha.

Debati:

Berisha–Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Berishës: Peng je ti.

Noka-Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha–Alibeaj: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.