Kryesore “Mos i prekni vajzat”, marshim madhështor në Tiranë (FOTO)

“Mos i prekni vajzat”, marshim madhështor në Tiranë (FOTO)

Qindra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

“Për fëmijërinë e vjedhur”, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, “Pse nuk raportojmë”, “Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia” ishin disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

Protestës i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari, dhe këngëtarja Aurel Gaçe.

Mesazhi i kësaj proteste ishte mbrojtja e vajzave dhe çdokush të raportojnë për rastet e dhunës.