Mjekët amerikanë dhe jo vetëm po reagojnë për deklaratat e djeshme të Donald Trump mbi mundësinë e trajtimit të koronavirusit me anë të injeksioneve në trup të një dezinfektanti.
CNN ka intervistuar kreun e FDA, institucionit kryesor që certifikon ilaçet në SHBA, Stephen Hahn, deklaroi se edhe pse pyetjet e presidentit janë ato të shumë amerikanëve, “nuk do të rekomandoja absolutisht konsumimin e dezinfektantëve”.
Shumë më të prerë kanë qenë mjekë të tjerë. Craig Spencer, i spitalit të Columbia University deklaroi se “kjo nuk është një këshillë që mund të shkojë mirë ose keq, kjo është një këshillë e rrezikshme. Kam frikë se shumë persona mund të vdesin”.
“Ju lutemi, mos provoni për asnjë arsye të injektoni dezinfektant në trup, ose ta pini atë”, deklaron Sam Ghali, një tjetër mjek anestezist.
Si paradoks, propozimi i Trump u refuzua edhe nga vetë prodhuesit kryesorë të dezinfektantëve në SHBA, si Lysol dhe Dettol, të cilët rekomanduan që produktet e tyre mos të përdoren në mënyrën e gabuar.
Produktet tona dezinfektuese dhe të higjienës duhet të përdoren vetëm ashtu siç synohet dhe në përputhje me udhëzimet e përdorimit. Ju lutemi lexoni etiketën dhe informacionin e sigurisë”, tha kompania në një deklaratë.
Please don’t do this.
Respectfully, all toxicologists.Trump suggests ‘injection’ of disinfectant to beat coronavirus and ‘clean’ the lungs https://t.co/ECfFZxGWkc via @nbcnews
— Bryan D Hayes PharmD (@PharmERToxGuy) April 24, 2020