Pamjet tragjike nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi e Siri kanë shokuar mbarë botën.
Bilanci tragjik i viktimave dhe të plagosurve po përkeqësohet nga ora në orë.
Në një video të postuar në Twitter një gazetar ka marrë në krah një fëmijë që bashkë me familjen e saj i shpëtuan tërmetit edhe pse të traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur.
Gazetari teksa po raportonte live shkon me vrap drejt vajzës së frikësuar dhe e merr në krah duke i thënë se tashmë kaloi çdo gjë.
“Mos ki frikë, kaloi çdo gjë. Më shiko mua, nuk ka asgjë. Je mirë,” i thotë ai.
#SONDAKİKA
Canlı yayında #deprem#AHaber muhabiri Yüksel Akalan artçı depremden çocuğu böyle kurtardı pic.twitter.com/rAw3SgMoYn— A Haber (@ahaber) February 6, 2023