Të gjithë ata që shpresojnë të kalojnë pushimet në Europë kanë marrë një paralajmërim që të mos bëjnë plane.
Franca ka këshilluar vendet e Bashkimit Europian që të mbajnë kufijtë mbyllur të paktën deri në fillim të tetorit.
Vetë Franca duket se do ruajë kufirin në mënyrë strikte deri më 1 tetor.
Kurse Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian tha se njerëzit nuk duhet të bëjnë plane për pushimet verore sivjet.
“Do t’i këshilloja të gjithë të mos bëjnë plane për pushimet”, është shprehur Ursula Von der Leyen për gazetën BILD, duke iu referuar udhëtimeve në Evropë.
“Ju këshilloj që të prisni. Askush nuk mund të bëjë parashikime në këtë pikë ku jemi. Duhet të mësojmë të jetojmë me virusin për shumë muaj, ndoshta deri vitin tjetër”, tha ajo.