Një mesazh i trishtë nga roboti hapësinor Insight i NASA-s ka prekur përdoruesit e rrjeteve sociale, duke shkaktuar edhe pyetje për këtë reagim.
Të hënën, roboti përcolli një deklaratë ku thuhej: “Bateria ime po mbaron kështu që ky mund të jetë imazhi i fundit që dërgoj”.
Roboti është dërguar në një mision në Mars për të studiuar veshjen e brendshme të planetit. Por grumbullimi i pluhurit në panelet e tij diellore ka bërë që të humbasë fuqinë.
“Gjithsesi mos u shqetësoni për mua: koha ime këtu ka qenë produktive dhe e paqtë. Nëse do vijoj të flas me ekipin tim të misionit, do e bëj, por do të shkëputem së shpejti nga këtu. Faleminderit që qëndruat me mua”, përfundon Insight.
Përdoruesit e Twitter kanë shprehur reagimet e tyre plot trishtim për robotin. “Pse po qaj për një robot?” pyet një prej tyre. Një tjetër është shprehur se “Kjo i bën ata avatarë të cilësive tona më të mira kolektive. Po qaj dhe mirënjohja ime ndaj njerëzve që i bëjnë të mundura këto misione është e pafundme”.
Insight u dërgua në Mars në Maj 2018 dhe është eksploruesi i parë robotik hapësinor që studion në thellësi Marsin: koren, mantelin dhe bërthamën e tij.
My power’s really low, so this may be the last image I can send. Don’t worry about me though: my time here has been both productive and serene. If I can keep talking to my mission team, I will – but I’ll be signing off here soon. Thanks for staying with me. pic.twitter.com/wkYKww15kQ
— NASA InSight (@NASAInSight) December 19, 2022