Politika Mosbindje civile deri ditën e zgjedhjeve, Berisha: Beteja për qeverinë teknike vazhdon

Mosbindje civile deri ditën e zgjedhjeve, Berisha: Beteja për qeverinë teknike vazhdon

“PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon”. Kështu u shpreh Sali Berisha në konferencën me gazetarët, sipas të cilit mosbindja civile do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve.

“PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon, nuk është ndërprerë. Do vazhdojë me intensitet. Mosbindja civile do marrë forma të ndryshme, vazhdon ajo, nuk heqim dorë nga mosbindja civile kurrë. E kam theksuar, gjer ditën e zgjedhjeve, nuk heqim dorë nga mosbindja civile”.

Për kreun demokrat programi ekonomik, do të jetë lokomotiva e fushatës së PD-së.

“Nga janari dhe gjer ditën e fitores ka një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve. Por, lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik i saj. Kjo do jetë, programi ekonomik i PD”.