Kryesore Moska jep për herë të parë shifrat për ushtarët e vrarë në...

Moska jep për herë të parë shifrat për ushtarët e vrarë në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka dhënë për herë të parë shifrat e humbjeve në mesin e ushtrisë së saj gjatë pushtimit të Ukrainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat ruse dhe që përcillen edhe nga BBC, Moska thotë se janë 498 ushtarë rusë që kanë mbetur të vrarë dhe 1,597 të plagosur deri më tani. Rusia deklaron gjithashtu se më shumë se  2,870 forca ukrainase janë vrarë dhe rreth 3,700 janë plagosur. Vetë Kievi deri më tani nuk ka dhënë shifra.

BBC thotë se nuk mund t’i verifikojë këto shifra në mënyrë të pavarur, por Ministria e Mbrojtjes britanike beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.

Nga ana e Ukrainës, bilanci i fataliteteve në radhët e ushtrisë ruse është disa herë më i madh. Më herët gjatë ditës, presidenti Zelensky u shpreh se mbi 6000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë rezistencën 6 ditore.