Deri ditën e premte parashikohet një mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta. Sipas sinoptikanes Lajda Porja nga MetoAlb, të premten do të rikthehen reshjet e shiut, por do të jenë me një intensitet mesatar dhe do të kenë ndërprerje herë pas here.
Temperaturat nuk do të pësojnë ulje, krahasuar me javën që lamë pas, por do të qëndrojnë në këto vlera. Mëngjeset dhe mbrëmja do të jenë të ftohta pasi do të ketë dhe prezencë ere.
Lajda Porja: Në fakt kemi patur që dje depërtimin e masave të ftohta, të cilat kanë sjell mot të kthjellët. Parashikohet që dhe gjatë kësaj jave parashikohet që termometri do të zbresë në minus 5 apo minus 6 në zonat malore, ftohtë do të jetë dhe në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ku temperaturat do të shënojnë 1 apo 2 gradë. Për sa i vlerave maksimale, parashikohet që deri ditën e enjte të kemi 12 apo 13 gradë, pasi do të ketë diell gjatë mesditës.
Ftohtë do të jetë në mëngjes herët dhe në mbrëmje do të ketë temperatura të ulëta, pasi do të ketë dhe erë kryesisht nga verilindja. Nuk pritet që të ketë reshje deri ditën e premte. Dita e premte do të risjell reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore, kryesisht të shtunën në zonat veriore.
Reshjet që do të bien gjatë Krishtlindjes do të jenë në sasi të pakta, do të këtë herë pas here ndërprerje të tyre dhe do të prezencë të diellit.
Ndërkohë për sa i përket rajonit, parashikohet një mot i ngjashëm me Shqipërinë, por temperaturat do të jenë më të ulëta.