Në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të kilometrit të gjashtë është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.
Policia Rrugore njofton se ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.
Ndërkohë, uji ka pushtuar disa banesa dhe biznese në zonat përreth autostradës.
Probleme raportohen edhe në Rrugën e Kombit, Përmet, Fier, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër.