Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar probleme edhe në kryeqytet. Në ish-Bllok. një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, një pemë është rrëzuar.
Pema ka rënë në rrugën “Sami Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.
Një makinë tip “Honday” ka pësuar dëme të konsiderueshme, pasi është goditur nga pema që u rrëzua teksa makina ishte në lëvizje.