Përkeqësohet bilanci i viktimave nga moti i keq që preku Greqinë. 14 persona janë konfirmuar të vdekur për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve në rajonin e Thesalisë.
Mesditën e së dielës u bë e mundur gjetja e një gruaje 88-vjeçare dhe djalit të saj 65-vjeç, të dy të pajetë, të cilët ishin shpallur të zhdukur.
Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Autoritetet greke mendojnë se bilanci do të rritet ende, pasi rezultojnë dhe 3 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia Daniel.
Ekspertët theksojnë se ajo çfarë ndodhi këtë vit në Greqi, fillimisht me valët e të nxehtit ekstrem dhe tani me stuhitë e motit të keq me përmbytje dhe reshje të dendura shiu, janë fenomene që ndodhi vetëm njëherë në 300 vjet. Por paralajmërojnë se zhvillime të tilla mund të shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.