Fundjava parashikohet të jetë më e freskët për vendin. Pas pasditeve të nxehta, këtë fundjavë vendi ynë përfshihet nga një masë ajrore e freskët me origjinë ballkanike.
Për pasojë të shtunën moti do të jetë i paqëndrueshëm,por vija bregdetare do të jetë kryesisht me diell.
“Pasditet e nxehta me diell dhe temperaturave të larta këtë fundjavë do ia lënë vendin masave më të freskëta me origjinë ballkanike. Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe reshje shiu kryesisht në zona malore, dhe pjesërisht në zona të ulëta. Ndërsa vija bregdetare do të jetë kryesisht me diell. Si pasojë e rrymave verilindore do të ketë një rënie të temperaturave. Pra në zonat malore vlerat e mesditës do të jenë 22 gradë. Ndërsa në vendet e ulëta dhe bregdet parashikohen të regjistrohen nga 26 deri në 29 gradë Celcius. Gradualisht javës tjetër parashikohen të aktivizohen sërish masat ajrore të nxehta duke sjellë rritje të temperaturave”, bën të ditur meteorologia Rezarta Xhakollari./tch