Nëse nuk e dinit Mark Zuckerberg ka një motër dhe ajo tashmë nuk punon më në Facebook.
Arsyeja lidhet me faktin se, ajo e urrente të ishte gruaja e vetme që kishte 10 vite pa ndërprerje punë.
36-vjeçarja Randi Zuckerberg u largua nga kompania e vëllait në vitin 2011, për të ndërtuar kompaninë e saj të mediave sociale.
Ajo thotë se, gratë vazhdojnë të jenë të margjinalizuar në botën e teknologjisë.
“Gjithmonë ndihesha shumë me komplekse për rolet gjinore. Më pëlqeu ajo që bëra në Facebook. Por unë e urreja të qenit gruaja e vetme në pothuajse çdo dhomë, që isha për 10 vjet rresht. Gjithmonë kam menduar se, dua të bëhem pjesë e zgjidhjes, të mos vazhdoj të jem pjesë e problemit”, shprehet ajo për CNN.
Randi Zuckerberg, e cila ka punuar në repartin e video live të rrjetit social, thotë se Facebook ishte vizioni i vëllait të saj.
“Është kompania e tij. Në një moment unë me të vërtetë doja të krijoja diçka për veten time”, tregon Randi.
Ajo kujton sesi vëllai e pyeti nëse donte t’i bashkohej Facebook-ut në 2004-n, kur kompania kishte vetëm rreth 50 punonjës.
Randi thotë se që nga ajo kohë, teknologjia ka pasur vështirësi në integrimin e grave në fuqinë punëtore.