Bota Motra e Mbretit kërkon të bëhet kryeministre

Motra e Mbretit kërkon të bëhet kryeministre

Në një lëvizje të paprecedentë, motra e Mbretit të Tajlandës ju bashkua garës për tu bërë kryeministrja e ardhshme e vendit.

Princesha Ubolratana Mahidol, 67 vjeç, do të kandidojë për një parti, aleate me ish-kryeministrin përçarës Taksin Shinawatra.

Vendimi i saj thyen traditën e familjes mbretërore tajlandeze për të qëndruar larg politikës.

Zgjedhjet qe pritet të mbahen në 24 mars, konsiderohen si shansi i parë për Tajlandën, për t’iu rikthyer demokracisë pas 5 vitesh regjim ushtarak.