Politika “Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, pas 4 ditësh në Shqipëri, Rama...

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, pas 4 ditësh në Shqipëri, Rama përcjell Giorgia Meloni-n

Pas katër ditësh në Shqipëri, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përfunduar qëndrimin e saj në jug të vendit, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë ky i fundit, i cili ka publikuar foto teksa shihen duke përshëndetur me dorë, e ku shkruan “Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder”.

Para se të largohej, Rama së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni kanë konsumuar një kafe në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës. Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj.

Ata kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku, ku kanë qenë dhe disa prej qytetarëve italianë.

Kjo vizitë erdhi me ftesë të kreut të qeverisë, e ndërsa nuk dihet se për çfarë është biseduar. Flitet që ka qenë një ftesë për të vizituar jugun e vendit për pushime, por mediat italiane kanë hedhur teza të ndryshme mbi qëllimin e këtij takimi.