Që Jose Mourinho është një trajner i drejtpërdrejtë kjo dihet, dhe nuk bën përjashtim as në deklaratën e tij të fundit në lidhje me Europianin. Që nga Roma, tekniku portugez jep mendimin e tij në lidhje me penalltitë e finales dhe si zakonisht nuk është aspak i butë, sidomos në lidhje me zgjidhjen e trajnerit anglez për goditjet e penalltive, në veçanti atë për Saka, 19-vjeçar, të cilit ju la penalltia e fundit.
“Besoj se është e tepërt për një djalosh të ri të ketë gjithçka mbi shpatullat e tij në atë moment, por nuk e di, duhet t’ia bëj këtë pyetje Southgate pasi shpesh ndodh që lojtarët që duhet të jenë nuk janë, lojtarët që duhet të jenë i bëjnë bisht përgjegjësive”.
Mourinho është i ashpër teksa rrëfen edhe një prapaskenë interesante, edhe pse nuk përmend emra të përveçëm.
“Mos më pyesni kush është se nuk ua them, por më kanë thënë me siguri 100% se një lojtar që duhej të godiste një penallti refuzoi. Ndaj ndonjëherë ndodhin edhe gjëra të tilla, dhe njerëzit e ndershëm si Gareth nuk e ekspozojnë lojtarin. Ku ishte Raheem Sterling, ku ishte John Stones, ku ishte Luke Shaw. Pse Jordan Henderson apo Kyle Walker nuk qëndruan në fushë. Më duket e tepërt që Saka të ketë mbi shpatulla fatin e një kombi të tërë, i shkreti Saka, më vjen keq për të”.