Autoritetet spanjolle kanë dënuar Jose Mourinho-n me 12 muaj burg dhe pagesën e një gjobe prej 2.2 milionë eurosh për evazion fiskal.
Portugezi nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, duke parë se dënimi i tij është nën dy vite.
Ish-trajneri i Manchester United nuk ka deklaruar të ardhurat e fituara nga shitja e të drejtave të imazhit gjatë kohës së kaluar në drejtim të Real Madrid.
Ai ka arritur një marrëveshje me autoritetet spanjolle vitin e kaluar, e cila është ratifikuar ditën e sotme.