Bota Mrekulli në Turqi: Shpëtohet 6-vjeçari pas 80 orësh nën rrënoja (FOTO)

Mrekulli në Turqi: Shpëtohet 6-vjeçari pas 80 orësh nën rrënoja (FOTO)

Një fëmijë 6-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në qytetin Dijarbakir të enjten, pasi kaloi pothuajse 80 orë nën rrënoja, pas tërmetit që goditi Turqinë.

Në fotot e publikuara nga mediat turke, shihen ekipet e shpëtimit vendas me vogëlushin në duar. Ekipet e shpëtimit punuan për orë të tëra për ta shpëtuar.

Gjashtë vjeçari Besir Yildiz u kërkoi shpëtimtarëve që t’i siguronin ujë teksa ata përpiqeshin të hynin tek djali nga një vrimë e vogël.

Ekipet më vonë arritën ta nxirrnin nga nën rrënoja dhe e transferuan në spital për kontrolle mjekësore.

Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar, ndërsa numri i viktimave i tejkaloi 20 mijë pasditen e së enjtes.

KAHRAMANMARAS’TAKI DEPREMLERDEN ETKILENEN VE YIKIMLARIN OLDUGU DIYARBAKIR’DA 10 KATLI HISAMI APARTMANI’NDA DEPREMIN 81’INCI SAATINDE 6 YASINDAKI BESIR YILDIZ SAG OLARAK CIKARILDI. FOTO: MESUT BUDRAC/DIYARBAKIR, (DHA)