Fshati Castellfollit de la Roca ndodhet pranë Girona-s në verilindje të Spanjës.
Ai shkakton frikë për të gjithë ata që kanë fobi nga lartësia.
Fshati është rreth 1.000 vjet i vjetër dhe ndodhet në mes të lumenjve Fluvià dhe Toronell.
Castellfollit de la Roca është vendosur në një shkëmb basalt rreth një kilometër të gjatë dhe 50 metra të lartë. Ajo u krijua nga shpërthimi vullkanik, ndërsa erozioni iu dha dy lumenjve një pamje të veçantë.
Është pjesë e Parkut Kombëtar të Garrotx, një parajsë për dashamirësit e natyrës dramatike në verilindje të Spanjës, e cila ka 40 vullkane të shuar. Edhe pse nuk ka rreziqe llave, kjo zonë është ende sizmikisht aktive dhe tërmetet e rastit nuk janë të pazakonta.
Rrugët e ngushta dhe pamjet e paharrueshme të Castellfollit de la Rocae, të dhurojnë përjetime mistike.
Shtëpitë më të vjetra janë pjesërisht të ndërtuara me shkëmb vullkanik, ku më pas vijnë sheshet mesjetare dhe kishat e vjetra.
Turistët që duan të flenë në fshat dhe jo vetëm të ecin rrugicave të tij, kanë dhoma private dhe konvikte hoteliere.
Fshati ka rreth 1.000 banorë.
Në të janë gjithashtu dy muze. Njëri i është dedikuar mishit dhe salçiçeve, dhe aty mund të shihni veglat e përdorura në prodhimin e sallameve dhe produkteve të tjera të përpunuara. Ndërsa tjetri i është dedikuar Luftës së Vietnamit.