Aureola e jetës nuk mund të cënohet kurrsesi, ndonëse natyra tregohet në ndonjë rast e pamëshirshme, sikundër u tregua me tërmetin e fuqishëm në vendin tonë.
Në orët e para të mëngjesit, dy binjakë kanë lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga mjekja e Anika Dokle, përmes postimit të një videoje të dy të porsalindurve.
“Unë dhe shokët e mi, edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”, ka shkruar krahas videos mjekja.