Minatori nga Tanzania Anselim Kawishe është bërë milioner falë dy gurëve të çmuar të tanzanitit me vlerë 2.2 miliardë shilinga tanzaniane (rreth 1 milion dollarë).
Sipas zyrtarëve lokalë, Kawishe gjeti dy gurë të çmuar gjigantë tanzanite.
Adolf Ndunguru, sekretar në Ministrinë e Minierave, tha se qeveria do të blejë gurët e tanzanitit, të cilët peshojnë 3.74 dhe 1.48 kilogramë.
“Ne e përgëzojmë për fatin e tij, qeveria do ta paguajë për gurët e tanzanitit”, tha Ndunguru.
Tanzaniti, që gjendet në Tanzaninë veriore, përdoret për të bërë mallra luksoze.
Është një nga gurët e çmuar më të rrallë në Tokë dhe disa gjeologë besojnë se furnizimi i tij mund të shterohet plotësisht brenda 20 viteve të ardhshme.
Tërheqja e këtij guri të çmuar qëndron në shumëllojshmërinë e nuancave të tij, duke përfshirë jeshile, të kuqe, vjollcë dhe blu.