Një park pluskues që kushtoi 265 milionë dollarë, dhe që u financua në pjesën më të madhe të tij nga Barry Diller dhe Diane von Furstenberg hapi dyer në New York City.
Parku i njohur me emrin “Ishulli i vogël” është vendosur pranë rrugës 14 në brigjet e lumit Hudson. Ai është projektuar nga Thomas Heatherwick, i cili ka konceptuar dhe strukturën anije në kopshtet Hudson.
Fondacioni “Diller-von Furstenberg Family” që drejtohet nga moguli Barry Diller financoi 235 milionë dollarë të këtij projekti. Bashkia shtoi 17 milionë dollarë, ndërsa trusti për parkun e lumit Hudson 4 milionë të tjerë.
74-vjeçarja Diane von Furstenberg tha për “Wall Street Journal” se realizimi i këtij parku ishte një ëndërr e Barry-t.