25-vjeçari Alban Bruçaj i cili u sulmua me armë mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Kjo është dëshmia që ka dhënë ai në Policinë e Shkodrës, ku ka shpjeguar edhe dinamikën e ngjarjes.
“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motor u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, është shprehur 25-vjeçari në polici.
I riu po udhëtonte me makinën e tij tip Audi kur ndaj mjetit u qëllua me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Alban Bruçaj nuk është emër i panjohur për autoritetet policore të Shkodrës. Ai rezulton person me precedentë penalë. Në prill të 2016-s Bruçaj tentoi të vriste një person.
Policia ka nisur hetimet pas kësaj ngjarje.