Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur ashpër në Kuvend me Agron Shehajn, pasi ky i fundit bllokoi foltoren.
Deputeti Shehaj prej disa orësh po proteston në sallën e Kuvendit, duke kërkuar fjalën për procedurë.
Në një moment Flamur Noka, ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj.
Noka i kërkoi të lironte foltoren, duke i thënë “Largohu, se je bërë kloun i Erion Veliajt këtu”.
Ndërsa Shehaj nuk lëviz, Noka i thotë “Agron, m’u hiq” dhe më pas lëvizi nga foltorja dhe e shtyu.
“Kur të them unë largohu, mu largo. Mbylle tani”, i tha Noka, ndër të tjera.
Më pas Noka i mori celularin Shehajt (me të cilin ishte live në TikTok) dhe ia hodhi tutje, ndërsa Xhelal Mziu tentoi të godiste Shehajn.
Por ndërhyrja e Gardës qetësoi gjithçka.