Mercedes-Benz u ka bërë thirrje 1 milion klientëve të vet, në të gjithë botën, që të rikthejnë makinat, për shkak të një problemi të mundshëm me sistemin e frenave.
Përgjatë fundjavës, kompania gjermane tha se do të kontaktojë me të gjithë pronarët e makinave, frenat e të cilave mund të jenë të konsumuara. Problemi prek saktësisht 993 407 makina, mes të cilave gati 300 mijë në SHBA dhe 70 mijë në Gjermani. Sipas Mercedes, makinat e përfshira në listë janë të viteve të prodhimit 2004-2015, nga modelet ML, GL dhe R-Class.
“Mund të jetë e mundur që në rast të një frenimi veçanërisht të fortë, të shkaktohen probleme mekanike”, thuhet në deklaratën e Mercedes. “Nëse kjo ndodh, atëherë frenimi nuk do të jetë i mundur, prandaj rreziku i përplasjes do të rritej”.