Për turistët e huaj ishte një përvojë kurioze mospranimi në restorantet njujorkeze me yje nëse futeshe vetëm me këmishë dhe nuk pranoje xhaketën që të ofronte stafi i restorantit.
Por, kjo nuk do të ndodhë më.
Restoranti më i njohur i Nju Jorkut, “Le Bernardin”, tempulli parizian i gastronomisë, i themeluar në vitet ’70 nga vëllezërit Maguy dhe Gilbert Le Coze, që nga viti 1986 ka shërbyer vetëm peshk për një klientelë shumë ekskluzive të Manhatanit.
Dhe që nga ajo kohë, si në shumë restorante të tjerë me shumë yje në Nju Jork, kodi i veshjes ishte i rreptë, pasi kërkohej domosdoshmërisht veshja e xhaketës.
Megjithatë, kur ky restorant u rihap pas muajsh bllokimi për shkak të pandemisë, për herë të parë pas 35 vitesh ai ndryshoi rregullat.
Vendimi, ashtu siç shpjegoi bashkëpronari Eric Ripert për “Wall Street Journal”, u mor për arsye higjiene.
Atë që nuk e bënë pulovrat e Sergio Marchionnes deri te bluzat e Mark Zuckerberg, e bëri Covid-19.
Para pandemisë, pesë deri në dhjetë klientë në mbrëmje mbërrinin në këtë restorant me këmisha dhe, për të ruajtur një ndjenjë dekori, në dhomën e ngrënies restoranti u huazonte klientëve xhaketat e tyre për kohën e darkës, por sistemi nuk funksiononte më.
COVID-19 i kishte trembur ata që mund t’i vishnin këto xhaketa për shkak të infektimit, pasi ato mund të ishin veshur nga të tjerë.
Kështu që “Le Bernardin” braktisi kodin e veshjes së xhaketës