Vizita në Tiranë e Erdogan është shoqëruar me polemika. Të hënën, në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës, munguan përfaqësues dhe drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mungesë kjo që ra në sy të opinionit publik.
Në media u aludua se drejtues të KMSH, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën FEO.
Gazeta Shqiptare kontaktoi me KMSH ditën e sotme, për të marrë një reagim zyrtar në lidhje me këtë mungesë të tyren. KMSH u shpreh për Gazeta Shqiptare se nuk kishin një ftesë zyrtare nga organizatorët e takimit, nga qeveria shqiptare.
“Nuk ka asgjë për të aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Thjesht nuk kishim një ftesë zyrtare”.
Ndërkohë Komuniteti Mysliman i është përgjigjur edhe akuzave për lidhjen me Gylen. Sipas prononcimit për Gazeta Shqiptare asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me deklaratat në mediat e ndryshme.
“Nuk kemi lidhje me FETO. Jemi shqiptarë, kreu i Komunitetit Mysliman është shqiptar”, deklaroi KMSH.