Grupi parlamentar demokrat ka tashmë një kryetar të ri. Bëhet fjalë për deputetin dhe demokratin e vjetër Myslim Murrizi. Ky i fundit zëvendëson në krye të grupit demokrat Rudina Hajdarin ndonëse duhet të japë miratimin për këtë lëvizje edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Mësohet se vendimi për të zëvendësuar Murrizin me Hajdarin ka prodhuar debate të forta dhe përplasje brenda deputeteve. Gjithsej janë 9 anëtare të grupit parlamentar demokrat e mesa duket ata që mbështesin Murrizin kanë qenë më të shumtë në numër.
Muslim Murrizi është pjesë e parlamentit për herë të dytë. Ai është personazh shumë aktiv në jetën parlamentare sidomos pas daljes së PD nga salla dy vite me parë.