Politika Murrizi: Nuk do ta votojmë Reformën Zgjedhore, kemi tre kushte

Murrizi: Nuk do ta votojmë Reformën Zgjedhore, kemi tre kushte

Mbrëmjen e djeshme pas katër ditë diskutimesh, Këshilli Politik arriti në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Por mëngjesin e kësaj të shtune, pas takimit që zhvilluan me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, deputeti Myslim Murrizi deklaroi se nuk do ta votojë në Kuvend këtë Reformë.

Murrizi tha se pa u plotësuar kushti për lista të hapura, votimi të emigrantëve dhe administratë zgjedhore, nuk do të votojnë asnjë ndryshim.

Murrizi ishte në rezidencën e ambasadores amerikane së bashku me tre kolegë, Rudina Hajdari, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, një diskutim që zgjati për rreth 90 minuta.