Deputeti Myslim Murrizi ngriti pikëpyetje për numrin e madh të votave të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit ndërsa akuzoi kryedemokratin Basha dhe kryesocialistin Rama për teatër politik.
Sipas Murrizit, Rama dhe Basha kanë një dakordësi për të bashkëqeverisje dhe pse nuk e pranojnë publikisht.
“Hera e parë në periudhën post-komunizëm që dalin 10 mandate të pavlefshme. Teatrin e pështirë sikur luftoni njëri-tjetrin ua kurseni shqiptarëve në këtë legjislaturë që vjen. Shpresoj që qeveria e 4 viteve të ardhshme do të jetë e përbashkët. Ndaj Rama prej 3 javësh po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit që të qeverisin bashkë”.