Aktualitet “Murtaja afrikane” zbulohet te derrat në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ndalon importi

“Murtaja afrikane” zbulohet te derrat në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ndalon importi

Shqipëria ka ndalur importimin e derrave, mishit dhe nënprodukteve të tyre nga Maqedonia e Veriut.

Kjo pasi në vendin fqinj janë zbuluar raste të infektimeve me sëmundjen e “Murtajës afrikane”.

Megjithatë, në rast se do të vërtetohet me anë të certifikatave se derrat apo mishi i tij nuk janë të infektuar, atëherë do të lejohet edhe importimi i tyre.

Vendimi është marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për një afat të pacaktuar.

Murtaja “afrikane e derrit” është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër.

Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.