Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i bërë sot thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë.
Sytari thekson se prindërit e këtyre fëmijëve janë gënjyer nga propaganda false dhe u iu bashkuan luftës në Siri, por tashmë pasojat po i vuajnë fëmijët që morën me vete.
“Diplomacia dhe shteti të punojnë për rikthimin e tyre në Shqipëri pasi janë të pafajshëm. Prindërit u gënjyen nga propaganda false në Siri dhe tashmë fëmijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit”, shprehet imami.
Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se Qeveria po punon për rikthimin e shqiptarëve nga Siria, por kjo çështje shkon përtej ambasadave.