Myrto Uzuni i ka bërë për vete hungarezët. Sulmuesi beratas i Kombëtares dhe Ferencvaroshit është shpallur së fundi “Lojtari i vitit” në Hungari me votat e drejtuesve të klubeve vendëse, presidentëve apo dhe drejtorëve sportivë.
Uzuni ka lënë mbresa që në momentin që kaloi në Hungari nga Kroacia dhe duket se tani është gati për një hap tjetër në karrierë. Ai është një nga pikat më të forta në Ferencvaroshit, me të cilin fitoi titullin sezonin e kaluar.
Futbollisti 26-vjeçar ka shënuar rregullisht për këtë skuadër, këtë sezon ai ka realizuar 7 gola, duke u bërë një nga lojtarët më të dashur edhe për tifozët.
Kjo ngritje e nivelit të lojës ka bërë që Uzuni të ndiqet nga disa skuadra të kampionateve më të forta dhe shumë shpejt mund të kemi një lëvizje të beratasit nga Hungaria. Në Kombëtare, edhe pse luan mirë, sulmuesi ende nuk ka mundur të bëhet protagonist me gola.