Opozita e re ka ndryshuar përbërjen e Komisioneve.
Deputetët e rinj janë emëruar anëtarë në disa Komisione Parlamentare.
Myslim Murrizi është zgjedhur nënkryetar Kuvendi me 92 vota pro dhe 6 abstenim.
Emërimi i deputetëve të rinj në Komisionet Parlamentare:
-Rudina Hajdari kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian
-Enver Roxhi kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
-Jalil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë
-Fationa Dhimitri kryetare e Komisionit të Medias
-Alban Zeneli kryetari i Komisioni i Sigurisë
-Korab Lita nënkryetar i Komisionit të Ligjeve
-Ralf Gjoni nënkryetar në Komisionin e Jashtëm