Pas denoncimit të publikuar në media se disa punonjës të Policisë së Shtetit kishin ndaluan një familje ku kishin kërkuar para në këmbim të gjobës, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.
Policia e Durrësit e cila njofton se “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave”.
Njoftimi i Policisë Durrës:
Në lidhje me një publikim në media online, ku një qytetar nga Kosova ka denoncuar dy punonjës policie me pretendimin se i kanë kërkuar rryshfet, bëjmë me dije se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave.
Nga verifikimet e kryera është konstatuar se në lidhje me rastin e denoncuar, per mjetin ne fjale është vendosur një masë administrative nga patrulla e Policise.
Për veprime të mëtejshme më të hollësishme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe marrjen e masave perkatese.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon çdo qytetar për bashkëpunimin dhe mediat per denoncimin, duke garantuar marrjen e masave konkrete ndaj punonjësve që shkelin ligjin.