Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, preku dhe zgjedhjen e Forin Durmishajt.
Ky i fundit ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit në shtypin grek dhe atë shqiptar, pasi vendosi të refuzojë fanellën kuqezi dhe të zgjedhë atë të Greqisë.
I pyetur për këtë trajneri Panuçi reagoi ashpër për veprimin e Durmishajt duke e quajtur një lojtar pa “bo*e”.
“Durmishaj është lojtar i ngjashëm, të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush bën atë që do, por problemi është që në fillim thonë “po”, pastaj “jo”, pastaj dërgon ndonjë mesazh dhe përgjigjet menaxheri. Këta lojtarë që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë e thotë me bindje “po”, “jo”, nuk qurravitet.
Këta janë lojtarë me “bo*e”, jo ata si Durmishaj që sapo i kërkon Greqia apo një kombëtare tjetër u prishet mendja. Këtu jam gati të vendos bast: Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm.
Këtu do jemi, do flasim pas dy vitesh. Shkova të takoj një lojtar, erdhën babai, menaxheri, xhaxhai, kryetari i bashkisë, m’u duk sikur ishte Messi. Nuk e di fare ku luan tani. “Nuk e di, duhet të mendohem, të flas me menaxherin, me babin”.
Për çfarë, menaxheri e vendos jetën tënde? Isha me një drejtues të Federatës, i thashë “nuk vlen, hiqi vizë”. Menaxheri e trajtonte sikur të ishte Cristiano Ronaldo”, deklaroi Panuçi.