Teksa social demokratët në opozitë vazhduan të diskutojnë formimin e një qeverie me partitë etnike shqiptare, një grup misterioz i quajtur Hardcore, që e përshkruajnë veten si organizatë patriotike maqedonase, i bënë thirrje maqedonasve të bashkohen për një marshim proteste në Shkup të premten.
Grupi tha se marshimi do të mbahej nën sloganin “Pa kërcënime dhe shantazhe kundrejt Maqedonisë!!!” – që besohet se është një referencë ndaj kushteve të partive etnike shqiptare për t’iu bashkuar një koalicioni qeveritar.
Në një postim në Facebook, grupi hodhi poshtë akuzat se lidhej me partitë VMRO DPMNE dhe këmbënguli se marshimi “nuk ishte planifikuar qëllimisht” që të koincidojë me lajmërimi e mundshëm të një qeveri e re që pritet në fund të kësaj jave.
Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, po përballet me një vendim të vështirë nëse do të braktisë ish-partnerin e qeverisë, VMRO DPMNE dhe t’i bashkohet social demokratëve të opozitës.
BDI thotë se kjo varet nëse SDSM do të pranojë ‘platformën shqiptare’, që do t’i jepte shqiptarëve etnikë, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullatës, më shumë të drejta.
Ndërkohë aktori i njohur dhe mbështetësi i VMRO DPMNE, Vlado Jovanovski shkaktoi reagime të forta kur akuzoi liderin e opozitës SDSM, Zoran Zaev për nënshkrim të një marrëveshje “me gjakun e mbrojtësve të vdekur nga luftërat e fundit dhe të shkuara” – një referencë për konfliktin e vitit 2001 me kryengritësit shqiptarë etnikë, liderët e të cilëve ngritën më pas BDI.
“DO TË KETË LUFTË! NJË LUFTË TË RE!” shkroi Jovanovski në Facebook.
“Sa kushton të blihen eksplozivë në tregun e zi?” shtoi ai.
Burime anonime pranë VMRO DPMNE i thanë DË të enjten se synimi kryesor i retorikave të tilla ishte t’i dërgonte një mesazh BDI… se nëse vullneti i shumicës së maqedonasve nuk respektohet, njerëzit mund [të shkaktojnë trazira]”.
I njëjti burim u citua të ketë thënë se partia në qeveri donte të trembte liderin e BDI, Ali Ahmeti me mendimin se “ai do të mbante përgjegjësi të madhe për destabilizimin e mundshëm të vendit”.
Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, VMRO DPMNE fitoi 51 deputetë në parlamentin me 120 vende, ndërsa SDSM në opozitë 49 vende. Të dyja partitë kanë nevojë për një shumicë prej 61 vendesh për të formuar një qeveri të re.
Të dyja kanë nevojë për mbështetje të partive shqiptare, që kontrollojnë 20 deputetë së bashku.
BDI, që fitoi 10 deputetë ka refuzuar përpjekjen e VMRO DPMNE për të joshur për një rinovim të aleancës qeveritare.
Partia tani këmbëngul në pranimi e të ashtuquajturës platformë shqiptare si parakush për krijimin e një qeverie.
Ahmeti tha të enjten se do të marrë kohën e duhur për të vendosur, pas tetë vitesh në koalicion qeveritar me VMRO DPMNE.
“Vendimi është shumë i vështirë, ne po analizojmë të gjitha aspektet dhe detajet e propozimit të SDSM”, tha Ahmeti.
SDSM ka qëndruar relativisht e heshtur në ditët e fundit të bisedimeve me BDI, por zëdhënësi i partisë Silegov tha se ishte optimist për vendimin pozitiv të BDI.
Platforma e re shqiptare synon të zgjerojë të drejtat e shqiptarëve ose të sigurojë zbatim të plotë të tyre, duke u përqendruar kryesisht në përdorim më të madh të shqipes ose shpërndarje më të drejtë të buxhetit kombëtar në linjat etnike./Birn