Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtoreshën e Spitalit infektiv, Najada Çomo, për t’u bërë kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
“Jo për t’u bërë deputetja e radhës as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme dhe jo aq të rehatshme por për të qenë aty sa herë duhet që zëri i brendshëm ku lufta është sy më sy dhe kacafytëse me armikun të mos i mungojë parlamentit, njerëzve dhe qeverisë që do të duhet të dëgjojë edhe më shumë dhe të veprojë në sinkron me njerëzit dhe në sinkron me të gjithë ju”.
Pas aprovimit të Çomos, Rama tha: “Të jap fjalën që jo ti të bëhesh si ne, por ne duam që të bëhemi si ty”.
Ndërkohë ditën e sotme mjeku Tritan Kalo u largua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas tij politika po i përçan mjekët dhe për këtë arsye ai duhet të tërhiqej për t’u shpërblyer njerëzve që besojnë te puna dhe profesionalizmi i tij.
Dje ishte nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi e cila vendosi që të largohet nga politika. Hysi u largua nga lista e kandidatëve për deputetë dhe vendin e saj si kryesuese e listës do e marrë Etilda Gjonaj.