Bota Nancy Pelosi vizitë të papritur në Kiev

Nancy Pelosi vizitë të papritur në Kiev

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, ku është takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Një postim në Twitter tregon Pelosin në rrugët e Kievit e shoqëruar nga Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se “Shtetet e Bashkuara janë vendi lider që po mbështesin fort luftën e Ukrainës kundër agresionit rus”.

Në vizitën e saj në Kiev, Nancy Pelosi shoqërohet nga kolegu i saj demokrat Adam Schiff dhe tre kongresmenë të tjerë amerikanë.

Fundjavën e kaluar në Kiev ishte edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.