Një trafikant droge kolumbian është arratisur nga një burg në Bogota duke dalë nga dera kryesore. Madje pa nxitim.
I veshur me uniformën e një gardiani burgu, Juan Larinson Castro Estupiñán, i njohur me nofkën “Matamba”, doli nga burgu krejtësisht i pashqetësuar. Trafikanti ka pasur ndihmë nga brenda burgut për këtë arratisje.
Matamba është një ndër trafikantët më i fuqishëm në Kolumbi dhe është i njohur për lidhjet me kartelin e Sinaloas, me kartelin e Luginës, etj. Ai është shefi ushtarak i kartelit Klan del Golfo dhe u ishte arrestuar një vit më parë për vrasje, trafik droge, tortura.
Disa ditë përpara kësaj arratisjeje, një gjyqtar dha dritën jeshile për ekstradimin e tij në SHBA.