Raketa që NASA pritet të dërgojë për një mision rreth Hënës, ka pësuar një tjetër rrjedhje të hidrogjenit. Problemi u shfaq të shtunën herët në mëngjes, ndërsa ekipi i lëshimit në Florida filloi ta mbushte raketën rreth 100 metra të lartë, me rreth 4.5 milionë litra hidrogjen.
Brenda pak minutash, një rrjedhje e hidrogjenit u zbulua në afërsi të motorit në pjesën e fundit të raketës. Inxhinierët po punojnë ta ndreqin problemin me synimin që kryejnë një nisje të raketës, por nuk kanë dhënë një datë.
NASA po tenton të dërgojë një raketë pa ekuipazhit rreth Hënës, përpara se të nisë një raketë me astronautë në bord.
Nëse ky mision, që është parashikuar të zgjasë 5 javë shkon mirë, astronautët mund të fluturojnë rreth hënës në vitin 2024 dhe të zbresin në këtë planet më 2025-n, duke shënuar herët e dytë në 50 vjet që astronautët shkelin në Hënë