Natalie Portman aplikoi për divorc fshehurazi 8 muaj më parë, për t’i dhënë fund martesës 11-vjeçare me Benjamin Millepied. Lajmi u zbulua nga revista People, dhe sipas së cilës, aktorja dhe regjisori kanë 1 muaj që kanë finalizuar mbylljen e marrëveshjes së martesës, në Francë ku edhe jetojnë bashkë me fëmijët e tyre, Aleph 12 vjeç dhe Amalia 7 vjeç.
Burime pranë aktores thonë se kjo situatë e ka rënduar shumë jetën e saj dhe se ky vit ka qenë shumë i vështirë për të, ndaj çdo hap është hedhur ne fshehtësi dhe askush nuk e ka ditur se çfarë po ndodh, përveç miqve të ngushtë dhe familjarëve.
Dyshimet në lidhje me martesën e tyre filluan të qarkullonin qershorin e vitit të kaluar kur gazeta franceze “Voici” pretendoi se Benjamin kishte një lidhje tjetër jashtë martese me një aktiviste që quhet Camille Etienne.
Kjo e fundit është emër i njohur në fushën e aktivizmit, pasi së bashku me Greta Thunberg kanë krijuar disa filma të shkurtër për mjedisin, si dhe kanë shkruar librin “For an Ecological Uprising: Overcoming Our Collective Powerlessness”.
Menjëherë pasi akuzat dolën në dritë, People raportoi se Benjamin po bënte gjithçka të mundej që Natalie ta falte dhe të mbante familjen të bashkuar.
Ndërkohë, as aktorja dhe as koreografi nuk i kanë komentuar publikisht thashethemet për martesën e tyre. Natalie dhe Benjamin u njohën në filmin “Black Swan” në vitin 2019, kur ai krijoi koreografinë. Më pas, u fejuan në vitin 2010 dhe dy vite më vonë u martuan.