Është një territor i ri dhe zgjerimi në të po bëhet për të gjitha arsyet e gabuara. Fqinjët po dynden në të. Rusia po sheh akujt në Arktik që po shkrihen shpejt dhe po mbush boshllëkun me prezencë ushtarake… fare pranë dyerve të Alaskës, diçka që nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë.
Çelësi është gjenerata e re e superarmëve, si Poseidoni. Raketa e re bërthamore që arrin një shpejtësi rreth 200 km/h, është ndërtuar, thonë zyrtarët rusë, që të kalojë pa u vënë re nga sistemet bregdetare të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Ajo mund të shkaktojë një cunami radioaktiviteti me ujë të kontaminuar.
Ekspertët thanë për CNN se arma është shumë reale. Është testuar në afërsi të Norvegjisë, ndërsa inteligjenca e këtij shteti thotë se dëmi i madh nuk do të jetë vetëm ekologjik.
“Është në fazën e testit. Por është një sistem strategjik I drejtuar në shënjestra të caktuara… Prandaj ka një ndikim përtej rajonit, ku po e testojnë aktualisht”, thotë Andreas Stensønes, Zv.Admiral, shef i Inteligjencës së Norvegjisë
Disa thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, po fantazonte kur e zbuloi atë dhe armët e tjera të reja, si raketa hipersonike Tsirkon, në 2018-ën. Por zhvillimi I vazhdueshëm dhe testet i bëjnë ato shumë reale.
“Po zhvillojnë këto armë që të arrijnë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të NATO-s”, thotë Heather Conley nga Qendra Për studimet Ndërkombëtare të Sigurisë
CNN ka siguruar imazhe satelitore që konfirmojnë që Rusia po ndërton baza të reja në skajin më verior të planetit. Diçka të cilën zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit e konsideron një sfidë ushtarake.
“Rusia e ka pasur vëmendjen në përqendrimin e ushtrisë në Arktik prej vitesh dhe tani po lëviz ta bëjë këtë realitet. Sigurisht është në brigjet e saj, por zyrtarët e SHBA më kanë shprehur shqetësimet e tyre se e gjithë kjo mund të mos jetë vetëm për mbrojtje, por ka të bëjë me projektimin e fuqisë përreth akullit në Polin e Veriut”, thotë Nick Paton Walsh, reporter i CNN.
Në kundërpërgjigje ndaj zgjerimit rus, SHBA ka dërguar bombardues dhe ushtarë për stërvitje në Norvegji.