Katër anije të NATO-s kanë kryer një kontroll për mina ujore në Portin e Durrës, të cilat dyshohet të kenë mbetur prej Luftës së Dytë Botërore.
Kontrolli është kryer në zonën e Porto Romanos, aty u do të ngrihet Porti i ri i Durrësit dhe baza detare e NATO-s.
Luftanijet e NATO-s iu bashkuan kërkesës së autoriteteve shqiptare pas punimeve që kanë nisur në Porto Romano për thellimin e kalatave dhe kanaleve hyrëse në këtë port.
Katër anijet turke, holandeze dhe italiane, do të asistojnë në kërkimin e minave ushtarake në Gjirin e Durrësit dhe do të qëndrojnë për disa ditë, duke shkëmbyer eksperiencë me Forcën detare shqiptare dhe repartet zjarrfikëse të Portit të Durrësit.
Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat gjermane e minuan bregdetin e Durrësit për të penguar zbarkimin e aleteve në një operacion të mundshëm.
Gjatë punimeve në porte dhe në ujërat territoriale, deri vitet e fundit, punonjësit kanë hasur në bomba të cilat kanë rrezikuar jetën e tyre.