Me 10 vota pro, Naureda Llagami është zgjedhur sot kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ndërsa zv/kryetar u zgjodh Maksim Çoku.
Më 12 Dhjetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi 6 anëtarët e saj nga trupa e gjykatësve.
Nga gjykatat e Shkallëve të Para u votuan gjyqtarët Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi dhe Marcela Shehu.
Nga Gjykata e Apelit u shpall fitues Ilir Toska ndërsa nga Apelet e rretheve fitoi Brikena Ukperaj.
Gjithashtu fitues ishte dhe Medi Bici nga Gjykata e Lartë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 11 anëtarë dhe do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe puna e parë që pritet të bëjë është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila ka mbetur pas Vetting-ut me vetëm 4 anëtarë.