Në Durrës do të hapet së shpejti një akademi e NBA për basketbollin. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nga New York-u ku është duke u mbajtur takimi me shqiptarët përtej oqeanit.
Kryeministri gjeti rasti t’u kthente përgjigje edhe disa akuzave në mediat online për pagesat e shtrenjta të biletave gjatë një ndeshje basketbollit që kishte ndjekur në Nju Jork një ditë më parë.
“Faleminderit edhe miqve që më dhanë kënaqësinë e jashtëzakonshme të jem mbrëmë në hapjen e NBA se aty ju e dini që po nuk të ftoi njeri nuk shkon dot se s’ka Zot që i blen dot ato bileta. Por duke qenë se këtu është atdheu i basketbollit, dua t’ju jap dhe një lajm se s’mund ta jepja dot në Shqipëri pa ja u dhënë juve. Jemi në bisedime për të ngritur në Durrës edhe një akademi të NBA”, deklaroi Rama.